Gjykata themelore në Pejë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të dyshuarit për krime lufte Zoran Gjokiq nga Peja, i cili është arrestuar me dyshimin se gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat serbe Lubomir Pantoviq, avokat i të dyshuarit, duke e cilësuar të kundërligjshëm vendimin për zgjatjen e paraburgimit për klientin e tij.
“Megjithëse ligji kërkon që të gjitha organet e përfshira në procedurën penale të veprojnë me urgjencë të veçantë kur i pandehuri ndodhet në paraburgim, këtu kemi një situatë që, në veçanti, Prokuroria Speciale e Kosovës, kryen një hetim me javashllëk të veçantë dhe përveç kësaj vazhdon të zgjasë paraburgimin. Për tre muaj të paraburgimit, prokuroria kreu vetëm tre veprime hetimore, të cilat janë më shumë se të pamjaftueshme, që tregon për një ngadalësi të madhe dhe shkelje të ligjit në dëm të Zoran Gjokiqit”, ka thënë avokati, përcjell Telegrafi.
Nga viti 2015 Gjokiqi ka jetuar në Mitrovicë dhe ka punuar në organizata joqeveritare, një kohë edhe në Qeverinë e Kosovës në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Ai është arrestuar në fillim të shkurtit në vendkalimin Jarinje në veri të Kosovës, prej ku është transferuar në Pejë.
Gjokiqi masën e paraburgimit po e vuan në burgun Special të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri