Afati për regjistrimin e pilotëve të ardhshëm është vazhduar deri më 20 tetor, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministria dhe Akademia Ushtarake "Mihaillo Apostoloski" - Shkup, njoftuan të gjithë të interesuarit të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve, të cilët kanë dëshirë dhe i plotësojnë kushtet e konkursit, paraqitjen mund ta bëjnë deri më 20 tetor të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas konkursit mund të paraqiten persona deri në moshën 28-vjeçare, me arsim të lartë të përfundur dhe në gjendje të mirë psiko-fizike.

Informacione më të detajuara në lidhje me kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konkursit mund të gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/