Takimi u zhvillua në Durrës dhe përfundoi në barazim 2 me 2.

Pjesa e parë kaloi në të mirë të Kombëtares së Shqipërisë, që kishte në përbërje lojtare nga kampionati shqiptar, transmeton KosovaPress.


Goli i Megi Doçit bëri që ekipet të shkonin me rezultatin 1:0 në pushim.

Në pjesën e dytë vashat e Përfaqësueses së Kosovës shënuan dy herë përmes Bajramajt dhe Kaçiut, por Bajraktari i Shqipërisë nuk la që kjo ndeshje të mbyllej me humbje dhe barazoi.

Loja ishte mjaft e mirë dhe cilësore.  

telegrafi sport app