LAJMI I FUNDIT:

Varianti i ri i COVID-19, Franca hap kufijtë tregtar me Britaninë e Madhe

Varianti i ri i COVID-19, Franca hap kufijtë tregtar me Britaninë e Madhe

Franca hapi kufijtë e saj me Britaninë e Madhe më 23 dhjetor, pasi Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e ndalimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të Coronavirusit që ka shkaktuar alarm ndërkombëtar.

Lidhjet ajrore, hekurudhore dhe detare u rihapen, duke lejuar shtetasit e BE-së dhe Britanisë së Madhe të udhëtojnë midis Britanisë dhe Francës, por vetëm nëse posedojnë një test negativ të Coronavirusit jo më të vjetër se 72 orë.

Dhjetëra vende kanë ndërprerë lidhjet e udhëtimit me Britaninë e Madhe që kur qeveria atje njoftoi për masa shtesë në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë fundjavës, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të Coronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në shtator.


Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Evropë do të takohen më 23 dhjetor për të diskutuar se si të trajtohet ky lloj i ri i Coronavirusit, duke thënë se, “kufizimi i udhëtimit për të frenuar përhapjen është një vendim i matur, derisa të kemi një informacion më të mirë”.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, shkroi në Twitter se organizata do të “diskutojë strategjitë për testimin, zvogëlimin e transmetimit dhe komunikimin e rreziqeve”.

“Zinxhirët e furnizimit për mallrat dhe udhëtimet thelbësore duhet të mbeten të mundshme”, tha ai.

Derisa Franca lehtësoi kufizimet e udhëtimit, Gjermania e zgjati deri më 6 janar masën e ndalimit të udhëtimeve me Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Varianti i ri, i cili gjithashtu është zbuluar në numër më të vogël në vendet e tjera, besohet të jetë më i transmetueshëm. Sidoqoftë, ekspertët thonë se mutacionet e virusit janë normale dhe nuk ka prova se ky është më vdekjeprurës ose do të jetë rezistent ndaj vaksinave. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori