Shifrat e publikuara nga autoritetet e Turqisë rreth rasteve me COVID-19 tregojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar përbën 75% të të gjitha rasteve në vend, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë të mërkurën vonë.
Sipas shifrave që ministri ndau në Twitter, Turqia deri më tani ka regjistruar 180,448 raste me variantin e Mbretërisë së Bashkuar në 81 provinca dhe 169 të llojeve të Afrikës së Jugut në 11 provinca, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, ai shprehet optimist.
“Si rezultat i negociatave me prodhues të ndryshëm, Turqia së shpejti do të jetë në gjendje të blejë më shumë vaksina COVID-19”, tha ai.
Ndryshe, më herët në të njëjtën ditë, Turqia raportoi pothuajse 40,000 raste të reja me koronavirus.
Një total prej 39,302 rastesh, përfshirë 1,401 pacientë simptomatikë, u konfirmuan në të gjithë vendin në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi është tani mbi 3.3 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin ka arritur në 31,537 me 152 viktima më shumë gjatë ditës së kaluar.
Deri në 19,193 pacientë të tjerë u rikuperuan nga virusi, duke e çuar numrin e rikuperimeve në mbi 3 milion.
Që kur Turqia filloi një fushatë vaksinimi masive kundër COVID-19 më 14 janar, ajo ka administruar mbi 16.03 milionë vaksina, sipas shifrave zyrtare.
Në këtë drejtim, mbi 9.14 milionë njerëz deri më sot kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa dozat e dyta janë dhënë për më shumë se 6.89 milionë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët