LAJMI I FUNDIT:

Varianti afrikan i coronavirusit, Sadiku: Përhapet më shpejt, pacienti i konfirmuar po trajtohet me oksigjeno-terapi

Varianti afrikan i coronavirusit, Sadiku: Përhapet më shpejt, pacienti i konfirmuar po trajtohet me oksigjeno-terapi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka bërë të ditur se varianti afrikan i coronavirusit përhapet më shpejt, ndërsa tha se pacienti i konfirmuar me këtë variant është pranuar më 4 qershor në Klinikë dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Sadiku në një konferencë për media tha se gjendja e pacientit është stabile.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Infektivës tha se në total me coronavirus të shtrirë në spital janë 20 persona.


Konfirmohet prania e variantit afrikan COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmohet prania e variantit afrikan COVID-19 në Kosovë

“… Ne jemi të obliguar të përgatitemi për trajtimin që kanë nevojë për hospitlaizim. Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar që të zvogëlohet numri i të hositalizuarve dhe sot kemi 20 pacientë me Covid”.

Ndryshe, sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e variantit afrikan të coronavirusit. /Telegrafi/