Varhelyi: Qeveria e Maqedonisë së Veriut të angazhohet në dialog të drejtpërdrejt me Bullgarinë

Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi në një konferencë shtypi sot tha se ai u kishte thënë zyrtarëve të qeverisë së Maqedonisë se ata duhet të hynin në dialog të drejtpërdrejtë me Bullgarinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen, informon AIM nga Brukseli.
“Ne jemi duke punuar dorë për dore me autoritetet bullgare dhe maqedonase, unë prita Ministrin e Jashtëm dhe zv. kryeministrin javën e kaluar dhe i inkurajova ata që të angazhohen me fqinjin e tyre, sepse është interes i përbashkët për të gjetur zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët”, tha Varhelyi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai riafirmoi se qëllimi i Komisionit Evropian, si dhe i Presidencës Gjermane, është që të mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare, pra hapjen e kapitujve të parë negociues, deri në fund të këtij viti.
“Ne jemi ende duke synuar të mbajmë konferencat e para ndërqeveritare nën presidencën gjermane (deri më 31 dhjetor), ky është mesazhi që unë i transmetova Parlamentit Evropian dhe këtu, unë ende shpresoj se është e mundur”, tha Varhelyi duke u përgjigjur në pyetjet në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Komisioneri shtoi se këto raporte mbi progresin reformues, të parat që kur ai mori detyrën, u përgatitën në bazë të fakteve dhe informacionit nga të gjithë palët e interesuara përkatëse./Telegrafi//
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë