Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të aftë të zbatojnë reforma

236:"epa07994871 European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy, Oliver Varhelyi from Hungary during his hearing before the European Parliament in Brussels, Belgium, 14 November 2019. EPA-EFE/OLIVIER HOSLET 7:"EPA-EFE
Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi sot u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të aftë të zbatojnë reformat që kërkohen prej tyre me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
"Unë jam shumë i inkurajuar pas vizitës time në dy vendet", tha Varhelyi në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se dy vendet nuk duhet të heqin dorë nga reformat dhe se nëse vazhdohet me reforma atëherë edhe bisedimet duhet të nisen.
"S'ka asgjë tjetër përveç anëtarësimit si ofertë", tha mes tjerash Varhelyi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































