Varhelyi fton partitë në Maqedoni për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut ka mirëpritur kërkesën e Komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike deri para samitit të BE-së në Zagreb.
Nga Ministria kanë thënë se “qëndrimi i komisionarit Varhelyi paraqet inkurajim për të gjitha palët që sa më parë t’u rikthehen bisedimeve për miratimin e një zgjidhjeje ligjore për funksionimin normal, të papenguar por edhe për rritjen e efikasitetit dhe të pavarësisë së gjyqësorit”.
Pasi partitë nuk arritën t’i kapërcejnë dallimet për ligjin, i cili duhej të zgjidhte statusin e Prokurorisë Speciale, miratimin e një prokurorie të re, Ministria e Drejtësisë, doli me një draft të ri, i cili fare nuk e përmend specialen, e cila u shua për shkak të përfshirjes së drejtueses së saj, Katica Janeva, në rastin “Reketi”, ndërsa lëndët që ajo procedonte, i kaluan Prokurorisë së rregullt.
Zgjidhja e propozuar, gjithashtu, nuk parashikon themelimin e një organi të ri të akuzës, por lë në fuqi Prokurorinë ekzistuese për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që tashmë po procedon të gjitha lëndët që zhvillonte Prokuroria Speciale.
Nga ana tjetër, prokurori i Shtetit, Lubomir Joveski, ka bërë thirrje për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, por ligji, sipas tij, duhet të jetë kualitativ dhe jo i bazuar në interesat e partive politike.
“Konsideroj se është e domosdoshme që sa më shpejt të miratohet ligji për Prokurorinë Publike, jo vetëm për shkak të kërkesës së Brukselit, por para së gjithash për të mirën e qytetarëve, për forcimin e shtetit ligjor, për funksionimin e drejtë të institucioneve gjyqësore. Ne kemi nevojë për një ligj kualitativ dhe përmbajtësor dhe jo zgjidhje, e cila do të jetë si rezultat i pazareve politike. Më mirë fare të mos miratohet ky ligj se sa të miratohet zgjidhje e bazuar në pazare të tilla”, ka deklaruar Jovevski.
Partitë, ndërkohë, nuk komentojnë thirrjen e komisionarit evropian, i cili, të mërkurën tha se zgjidhja e re ligjore për Prokurorinë duhet të miratohet deri në fund të mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, apo deri në fillimin të shkurtit kur edhe Kuvendi do të shpërndahet.
“Prioritet duhet t’i jepet ligjit të ri për Prokurorinë Publike. Shpresojmë se ai do të miratohet nga ana e këtij Parlamenti, që do të paraqesë një sinjal shumë të rëndësishëm te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar komisionari për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, pas takimit me kryeministrin Oliver Spasovski.
Reformat në gjyqësor konsideron si shumë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian. Maqedonia e Veriut është kritikuar në vazhdimësi për mungesë të një gjyqësori të pavarur, që të përballet me zyrtarët e korruptuar ndaj të cilëve po zhvillohen shumë procese gjyqësore, po ende pa ndonjë epilog konkret./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës