Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane, derisa theksoi se duhet të krijohet shpejt një treg i përbashkët rajonal për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha avantazhet e mbështetjes së BE-së.
Varhelyi mori pjesë në takimin e Berlinit, si pjesë e Procesit të Berlinit, ku ishin ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të BE-së, vendeve pjesëmarrëse në këtë proces, RCC-së dhe RYCO-s.
Komisioneti Varhely tha në Twitter se “Procesi i Berlinit është i rëndësishëm në agjendën e zgjerimit të BE-së”.
Sipas tij, BE-ja është duke biseduar me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor për sfidat kryesore me të cilat përballet rajoni. Varhelji shtoi se në agjendë është edhe siguria energjetike.
Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, tha më herët sot se vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të krijojnë bazën për një treg të përbashkët rajonal, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të BE-së.
Kurse, ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori sot pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj qeverisë gjermane për përpjekjet maksimale për të çuar më tej kohezionin rajonal duke nënvizuar faktin që bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është një faktor themelor ndihmues për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.
Ministrja Xhaçka më tej theksoi se Shqipëria e konsideron Procesin e Berlinit si një shtysë për të çuar përpara axhendën e BE-së në tri shtylla kryesore: rritja ekonomike dhe ndërlidhja, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe lidhja ndërmjet njerëzve, transmeton Euronews Albania.
Ajo vlerësoi konsensusin e arritur për nënshkrimin e tre marrëveshjeve në fushën e lëvizjes së lirë në rajon.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida në fushat e ndikimit gjeostrategjik njësoj si vendet anëtare të BE-së prandaj edhe duhet të trajtohen në kushte të barabarta. Kjo është arsyeja pse rivitalizimi i Procesit të Berlinit është thelbësor, së bashku me iniciativat e tjera për zbatimin të drejtave themelore në rajonin tonë” u shpreh Xhaçka gjatë fjalës së saj në ministerial.
Në fund, ministrja vlerësoi përpjekjet e përbashkëta lidhur me angazhimin ndaj të rinjve, duke vlerësuar punën e RYCO-s dhe më tej fuqizimi që do të vijë nga krijimi i Fondit Kulturor për të Rinjtë. Këto përpjekje shënojnë një histori suksesi në rajon për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcuar pajtimin si dhe bashkëpunimin rajonal rinor.
Temat kryesore në diskutim ishin siguria energjetike, Agjenda e Gjelbër, Tregu i Përbashkët Rajonal, pajtimi dhe roli i të rinjve, si dhe aktualiteti gjeopolitik.
Një ndër temat e diskutuara në këtë takim ishte edhe krijimi i Fondit Kulturor për të Rinjtë në Ballkanin Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit