Për më pak se tre muaj në Kosovë pesë persona i kanë dhënë fund jetës së tyre, duke bërë vetëvrasje, ndër ta dy femra dhe tre meshkuj.
Statistikat nga Policia e Kosovës tregojnë për shifra shqetësuese të numrit të personave që vendosin t’i japin fund jetës në mënyra të ndryshme
Faktorët të cilët çojnë deri tek vetëvrasja sipas sociologëve mbeten të ndryshëm e që kryesisht janë të natyrës socio – ekonomike dhe mos perspektivës në shoqërinë kosovare, kriza e vlerave e cila ka prodhuar krizë të identitetit, depresioni, problemet me neuroza dhe psikoza, paranojat, stresi post traumatik i cili prek individët e caktuar e shumë faktor të tjerë.
Së fundmi në qendër të Prishtinës një person i moshës 40-vjeçare i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese. Edhe një i ri tjetër më 2 korrik të vitit të kaluar kishte tentuar që të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, por fatmirësisht i njejti nuk ka arritur ta çojë deri në fund aktin vetëflijues.
Ndonëse gjatë vitit të kaluar sipas statistikave zyrtare nga Policia e Kosovës janë 75 persona që kanë vrarë vetën. Shifër kjo më e ulët se sa e vitit 2014 në të cilin janë vetëvrarë 79 persona.
Ndërkohë që sipas të dhënave nga Policia e Kosovës që nga viti 2001 deri më 2016 janë shënuar 935 raste të vetëvrasjes dhe si dhe 2, 967 raste të tjera të tentim vetëvrasje, që i bie se për çdo vit pothuajse 65.7 persona kanë bërë vetëvrasje.
Numri i vetëvrasjeve
Sociologët në Kosovë e kosiderojnë mjaftë shqetësues numrin e personave që vendosin t’i japin fund jetës së tyre.
Ferdi Kamberi, sociolog, ka thënë se është shqetësues numri i madh i personave që vendosin të kryejnë vetëvrasje në krahasim me numrin e popullsisë, shkruan Gazeta Fjala.
Sipas tij nëse nuk merren masat adekuate për t’i parandaluar këto dukuri atëherë pasojat do të jenë edhe më të mëdha.
“Përderisa dikur vetëvrasjet në shoqërinë kosovare janë realizuar përmes metodës pasive – që nënkupton se personi ka mundur që edhe të shpëton, sot vetvrasjet bëhen kryesisht përmes metodës aktive – që nënkupton se vdekja rezulton e menjëhershme”, shpjegon Kamberi.
Ai shpjegon se në Kosovë ka shumë faktor që qojnë deri tek vetëvrasjet.
Mungesa e qendrave të trajnimit shpirtëror, mungesa e stafit i cili do t’i trajtonte rastet e tilla, tabutë të cilat ende kanë rol në shoqëri dhe kanë kompleks inferiroiteti në rast se konsultohen me ndonjë psikolog ose sociolog, janë disa nga sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare.
“Faktorë të tjerë janë edhe rënia e solidaritetit social, mungesa e altruizmit, ngërcmi ndërmjet solidaritetit mekanik dhe atij organik (zëvendësimi i lidhjeve të reja me ato të vjetra dhe mos përshtatja me lidhjet e reja), statusi martesor (divorci), konfliktet nder personale, si faktorë të tjerë”, shpjegon ai.
Shqetësues mbetet fenomeni i vetëvrasjeve në Kosovë
Sociologu, Enver Hasani ka thënë se është shqetësues numri i vetëvrasjeve në Kosovë dhe trajtimi i personave që përjetojnë krizë nga shoqëria kosovare.
Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk po krijojnë as kuadro dhe as financa të cilat duhet të merren me trajtimin e këtij problemi.
“Kjo çështje është mjaftë ndjeshme dhe institucionet tona fatkeqësisht nuk po bëjnë asgjë për ta evituar këtë problem sepse dihet që vetëvrasje është akti i fundit, dëshpëruesi i një i individi”, ka thënë Hasani.
Sipas tij situate ekonomike në vend, mungesa e prespektivës, vendeve të reja të punës janë ndër shkaqet kryesore që shtyejnë kosovarët drejtë aktit të vetëvrasjes.
Ndryshe 10 shtatori është caktuar si Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me nevojën dhe detyrimin për të zbatuar veprimet që ndikojnë në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global pasi që vetëvrasjet mund të parandalohen. Megjithatë, një datë e tillë nuk është paralajmëruar se do të shënohet në Kosovë.
Të dhënat tregojnë se në botë çdo vit vetëvrasje bëjnë gati një milion individ, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeç.
Shkencëtarisht është vërtetuar se të rinj të (deri në moshën 35 vjeç) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh bëjnë vetëvrasje./GazetaFjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës