Vanhoutte me letër publike për Gruevskin: Tanimë jeni në opozitë dhe e mbani përgjegjësi për turpin në Kuvend
Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni ka shkruar një letër drejtuar Nikolla Gruevskit, kryetarit të OBRM-PDUKM-së ku në mes tjerash i thotë ''tër publike për Gruevskin: Tanimë jeni në opozitë dhe e mbani përgjegjësin për turpin në Kuvend''
''Më lejoni të jem i qartë: Edhe pse jeni partia më e madhe, duhet të dënojmë të gjithë dhunën e ushtruar në Kuvend e cila është e pa pranueshme. Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, ju lutem mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zotëri Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe ju iki prej dore pushteti. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin.'' shkruan mes tjerash Vanhoutte, njofton Telegrafi Maqedoni.
''Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e ka kthyer demokracinë në vend. Duke u bazuar në ligjet ndërkombëtare, kjo zgjedhje është legjitime. Mos u lodhni me gjykata dhe me dhunë ndaj këtij vendimi''
''Deri tani ju keni refuzuar që t'i jepni liri mediave, t'i organizoni zgjedhjet lokale në kohë, t'i pranoni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatin e bisedimeve për qeverinë, t'i përgjigjeni thirrjeve të qytetarëve sinqerisht, t'i mbroni gazetarët nga sulmi, t'i''
''Ju, zotëri Gruevski, duhet të pranoni humbjen dhe të lëshoni skenën politike. Qytetarët e Maqedonisë duhet që të mësohen që të zgjohen në mëngjes me demokraci, i liruar nga presionet dhe nga frika.'' përfundon Vanhoutte. /Telegrafi/






























