Vanhoutte: E pamundur të gjesh një apartament, nga se të gjithë janë të zënë me njerëz
Nuk ka të ndalur ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, me ironizimin e tij me situatën politike në vend, por edhe me listën zgjedhore, e cila është në qendër të kritikave të shumta, transmeton Telegrafi.
Kësaj radhe, cicërima e tij përmban një mace tjetër, e cila ka ardhur për turizëm në Maqedoni, që është duke kërkuar një apartapemt ne qira, por që për fat të keq nuk e gjen dot një të lirë, ngase të gjithë apartamentet janë të zëna me njerëz.
Nga kjo cicërimë kuptojmë se Vanhoutte, ironizon me listën zgjedhore, ku kanë dalë të dhënat se nëpër shumë adresa, ka të regjistruar shumë njerëz./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































