LAJMI I FUNDIT:

Vangellovski ‘injoron’ gazetarët (Video)

Vangellovski ‘injoron’ gazetarët (Video)

“Ajo është temë tjetër.” “Ajo është temë tjetër.”

Në këtë mënyrë iu përgjigj gazetarëve, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, i pyetur për shtyrjen e seancës të kësaj gjykate, ku duhej të vendosej lidhur me ate se a mundet që vetëm prokurori shtetëror Marko Zvërlevski të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, si dhe për ate se a mundet që “bombat” e përgjimeve të përdoren si dëshmi në procedurë penale.

Vangellovski nuk dha asnjë asnjë shpjegim se kur do të thirret seanca.


“Ajo është temë tjetër. Ajo është një temë tjetër për të cilën do të merrni përgjigje sigurisht këto ditë, dhe do të bisedojmë. Ajo është një temë tjetër dhe këtu jemi për tjetër çka. Edhe ajo është temë tjetër. Nuk është temë e seancë së sotme të komisionit të këshillit të gjykatësve”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Vangellovski i shmanget pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështje të caktuara, njofton TV 21.

“Nuk dua të përgjigjem për këtë. Harroni sot PSP-në.”

Por në deklaratën e parë pasi që ishte emëruar si kryetar i Gjykatës Supreme, Vangellovski kishte premtuar se do të jetë transparent ndaj mediave.

“Do të kemi qasje shumë aktive në mardhëniet me publikun dhe shpresojë që së shpejti do të keni mundësi të shihni se kjo qasje do të jetë më ndryshe nga ato të kaluarat“, tha Vangellovski.

Ndryshe, vazhdimi i seancës së përgjithshme në gjykatën supreme u shty për kohë të pacaktuar për shkak se disa gjykatës ishin të sëmurë. Por për avokatin Xvonko Davidoviq, fakti që disa gjykatës përnjëherë sëmuren, është qesharak. Sipas tij, kjo që po ndodhë në gjykatës supreme nuk ka të bëjë me sëmurje.

“Mendoj që nuk është në pyetje sëmundje, por bëhet fjalë për një sëmundje tjetër gjyqësore e gjykatës së “Svarovskit”. Kanë shkuar në një far pushimi mjekësor grupor, përnjëherë i ka kapur ndonjë virus të gjithë, që është shumë e çuditshme, shumë qesharake dhe edhe njëherë e tregon gjendjen në të cilën ndodhet gjyqësori”, u shpreh avokati Xvonko Davidoviq.

Edhe pse nga Gjykata Supreme kërkuam se sa gjykatës janë të sëmurë dhe kur do të vazhdojë seanca e përgjithshme, por nga atje nuk arritëm të marrim përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori