Vanessa Bryant ka kritikuar njërin prej tjetër teksteve të rep-artistit të njohur, Meek Mill.

Ajo ka thyer heshtjen gjatë ditës së djeshme (e hënë), përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Daily Mail.


Mill ka shpërndarë një pjesë të tekstit të këngës që i dedikohet Kobe Bryant, ndërsa do të bashkëpunojë me Lil Baby.

39650556 9289659 She wrote to Meek 33 on her Instagram Story Dear meekmill I find m 128 1614061120794

“Nëse ndonjëherë është e nevojshme, do të hidhem nga helikopteri, duke u bërë tjetër Kobe”, ishte teksti i reperit.

Të njëjtën fotografi të tekstit e ka ndarë Vanesa, duke thënë se Mill mund të bëjë më mirë se kaq.

39651094 9289659 She responded to the Grammy nominated rapper about an unreleased m 126 1614061078048

“I dashur Meek Mill. Mendoj se ky tekst është ekstremisht intensiv dhe mos-respektues. Nuk di shumë rreth muzikës tënde, por mendoj që mund të bësh më mirë”, u shpreh bashkëshortja e të ndjerit.

Po ashtu ajo theksoi se ka mënyrë të tjera të shkrimit për të përshkruar admirimin ndaj basketbollistit. /Telegrafi/

39650942 9289659 Vanessa Bryant has called out Meek Mill over a distasteful lyric m 125 1614061043544