Van Gaal tregon se si u krijua atmosfera për shkarkimin nga Unitedi

Louis Van Gaal ka folur për herë të parë që prej shkarkimit para dy vjetëve prej postit të trajnerit të Manchester Unitedit.
Holandezi nuk e kishte besuar se skuadra angleze do ta largonte, madje, ai kishte kundërshtuar edhe bashkëshorten, i cili kishte nuhatur se do të shkarkohet bashkëshorti i saj.
"Presioni ishte i madh në kokën time dhe ata kryen punë pas shpinës sime. Unë mendoj se e gjitha ishte e orkestruar si në një film dhe filloi që nga muaji janar”.
"Gruaja ime, Truus, më tha se qëndrimi i bordit kishte ndryshuar. Gratë kanë intuitë. Ata e nuhasin atë”.
"Unë e mohova atë, madje dola edhe kundër grua sime, sepse mes meje si menaxher dhe shefit ekzekutiv Ed Woodward, gjithçka ishte normale"
Van Gaal filloi të ndihej i fortë kur legjendat e Unitedit si Gary Neville dhe Paul Scholes e kritikuan stilin e futbollit që aplikonte ai.
“Papritmas ish-lojtarët filluan të diskutonin në media se ne po luanin futboll të mërzitshëm dhe shkarkimi i Jose Mourinhos (prej Chelseat) e bëri atë shumë tërheqës për të gjithë që të vazhdonin të më rrahin.
" Mourinho nuk ishte i angazhuar për gati një viti e gjysmë dhe kjo më bëri të kuptoj se United po e dëshironte atë. Më thanë vetëm pasi u zbulua dhe ishte zhgënjimi më i madh i jetës sime”.
Më tutje holandezi pohoi se “Djajtë e Kuq” u munduan të kursehen duke mos më paguar pagën e vitit të fundit, por “pasi asaj që ndodhi i kam bërë ata të paguajnë çdo qindarkë". /Telegrafi/



















































