Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, ka pranuar se ai është i kënaqur me të gjitha rezultatet e mbrëmjes së kaluar.
United përfitoi nga lëshimet e top skuadrave duke vazhduar ringritjen dhe formën e mirë.

“Ishte fantastike kjo natë. Kjo është forca e Ligës Premier”.


“Diferenca mes ekipeve nuk është e madhe, të gjithë mund të humbasin nga të gjithë”.

“Është gjithmonë mirë kur fitoni katër ndeshje radhazi. Jemi në tri gara, por ne kemi problem sepse kemi grup të vogël, e program të plotë. Është e vështirë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app