Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk u kthye në kombëtaren e Holandës mbrëmë dhe shënoi rikthimin duke larguar një tifoz që u përpoq të ndërpriste intervistën e tij pas ndeshjes.

Kapiteni holandez, i cili ishte jashtë fushës për 10 muaj pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në derbin e Merseyside kundër Evertonit, luajti plot 90 minuta në barazimin 1-1 me Norvegjinë.


Van Dijk doli para mediave në ndeshjen kualifikuese për në Kupën e Botës dhe dha analizën e tij mbi lojën kur një tifoz u shfaq nga askund.

Image: PA

Mbështetësi kishte telefonin e tij në njërën dorë dhe i vuri dorën tjetër rreth tij, duke brohoritur i emocionuar "VAN DIJK!".

Van Dijk e largoi atë - jo shumë me forcë, por mjaftueshëm për të larguar tifozin - dhe shprehja e fytyrës së tij ishte jo e këndshme.

Ai gjithashtu tha, "Ju lutem" para se të vazhdonte me përgjigjen e tij në intervistë.

Klipi rreth 10 sekonda është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, me fansat që nuk e pëlqyen qasjen të pakuptimtë nga 30-vjeçari.

Holanda luajti një barazim 1-1 me Norvegjinë, me golat e shënuara nga Davy Klaassen dhe Erling Haaland. /Telegrafi/

telegrafi sport app