Site icon Telegrafi

Van Dijk kërkon zyrtarisht largimin nga Southampton

Mbrojtësi holandez i Southamptonit, Virgil van Dijk, i ka kërkuar klubit zyrtarisht largimin. 

Mediat e huaja, ndër to edhe Sky Sports e ka publikuar edhe deklaratën e lojtari.

Mësohet se lojtari do të nënshkruajë në ditët në vijim me Liverpoolin.

“Është për keqardhje të konfirmoj se sot kam dorëzuar një kërkesë për t’u larguar nga Southamptoni”.

“Fatkeqësisht ndjej se nuk kam alternativë tjetër pasi klubi më kishte njoftuar se ka vendosur që të sanksionojë me gjobë, ekuivalente me pagën time dy javore”.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit kam mbajtur diskutime të shumta me përfaqësuesit e bordit, ish-menaxherin Claude Puel si dhe menaxherin e ri Mauricio Pellegrino për t’i informuar të gjithë dëshirën time për t’u larguar në kërkim të një sfide të re”, thuhet në njoftimin e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version