Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka luajtur pa gola 0-0 përballë Sllovenisë U21.

Të besuarit e Albert Bunjakut në 45 minutat e dytë u treguan më të mirë dhe më të rrezikshëm për kundërshtarët.


Lojtari kryesor i Kosovës U21, Valmir Veliu bëri disa depërtime, por pa arritur të gjejë golin ose asistimin për Dardanët.

Veliu pas ndeshjes ka thënë se ishte një paraqitje e mirë, derisa deklaroi se me trajnerin Albert Bunjaku ndihet më mirë se me ish-trajnerin Michael Nees.

"Ka qenë një paraqitje e mirë edhe pse nuk kam shënuar ose asistuar, ka qenë një ndeshje e mirë. Shpresoj që ndeshjen e radhës të shënoj ose asistoj".

Kosova U21 2

"Trajneri Albert Bunjaku më ka dhënë më shumë hapësira dhe më ka liruar nga presioni, por unë do të luaj kudo që kërkon trajneri", tha Veliu.

Ndeshja e radhës e KosovësU21 është përsëri ndaj Sllovenisë, ku kësaj radhe luajnë në Ljubjanë.

"Në ndeshjen e ardhshme synojmë që të marrim rezultat pozitiv përsëri ndaj Sllovenisë", deklaroi Veliu. /Telegrafi/

telegrafi sport app