Llapi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ulpiana 0-6, duke vazhduar me formë të shkëlqyer.

Padyshim lojtari kryesor i Llapit në këtë takim ka qenë sulmuesi i talentuar Valmir Veliu.


Talenti llapjan shkëlqeu në këtë takim me dy gola të shënuar dhe një asistim për Bujar Idrizin.

Valmir Veliu 1

21-vjeçari është zgjedhur futbollisti i javës në BKT Superligë nga FFK dhe sponsori i Superligës, Banka Kombëtare Tregtare.

Njoftimi i plotë nga FFK:Valmir Veliu, YLLI I JAVËS Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros. “YLLI I JAVËS” i xhiros së 10-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i KF Llapi. 21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij. Veliu shënoi dy gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti FC Ulpianën me rezultat të thellë 0:6. Me këtë fitore Llapi është këndellur dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në #BKTSuperliga 2021/22. Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Llapit e dorëzoi Bashkim Kurti, menaxher i degës së BKT-së në Podujevë. /Telegrafi/

telegrafi sport app