LAJMI I FUNDIT:

Valmir Sylejmani e fillon mbarë me Hannoverin, asiston në fitoren e thellë

Valmir Sylejmani e fillon mbarë me Hannoverin, asiston në fitoren e thellë

E priti rastin e tij dhe me t’iu dhënë shkëlqeu për ato minuta sa qëndroi në fushë.

Valmir Sylejmani ka debutuar me Hannoverin pas rikthimit te kjo skuadër pas aventurës shumë të suksesshme te Manheim.

Sulmuesi nga Kosova u inkuadrua në lojë për Hannoverin në minutën e 82-të në fitoren e thellë 4-1 ndaj Eintracht Braunschweig.


24-vjeçari për ato pak minuta sa qëndroi në fushë la gjurmë, pasi asistoi për mrekulli tek goli i katërt i skuadrës së tij i shënuar nga Haraguchi.

Disa minuta për Hannoverin në fushë i kaloi edhe Florent Muslija në fund të ndeshjes.

Sylejmani vlerësohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në Bundesliga 2 dhe forma e mirë që ka treguar është një tregues i mirë që ai pritet të shkëlqejë me Hannoverin.

Gjilanasi më parë ka qenë pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës, por me ardhjen e trajnerit Bernard Challandes nuk është grumbulluar.

Gjithsesi duke parë cilësitë e tij, pritet që së shpejti sulmuesi i rrezikshëm gjilanas të marrë ftesë nga Përfaqësuesja ku do t’i shtonte kualitetin repartit ofensivë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori