Valladolid - Barcelona, formacionet zyrtare

Valladolidi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Gjiganti katalunas është mysafir i skuadrës së kthyer këtë sezon në La Liga në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit spanjoll.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë, ndërsa pret të vazhdoj me fitore edhe në këtë udhëtim.
Në anën tjetër, vendasit kanë barazuar në ndeshjen e parë dhe presin të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Valladolid: Masip, Moyano, Kiko Olivas, Calero, Nacho, Borja, Alcaraz, Anuar, Toni, Oscar Plano, Enes UnalBarcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Dembele, Rakitic, Busquets, Coutinho; Messi, Suarez.
/Telegrafi/






















































