Disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, është bërë baba.
Fëmiu i parë për disenjatorin i gjinisë femërore ka ardhur në jetë në SHBA.
Ashtu siç ishte pritur, ai dhe Edita ishin në pritje të një vajze, ndërsa emocionet prindërit i shprehën në rrjetin social Instagram.
Në këtë postim në Instagram, Sahiti zbuloi emrin e vajzës të cilën e ka pagëzuar me emrin Bella.
Çifti kurorëzuan dashurinë verën e kaluar në një ceremoni luksozë në Las Vegas.
Një ceremoni krejt ndryshe kjo, ku ishin të pranishëm vetëm miqt dhe familjarët e afërm.
Valdrin Sahiti konsiderohet prej disenjatorëve më të mirë shqiptarë. /Telegrafi/