Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se kanë diskutuar për afatet kushtetuese nëse mbahen zgjedhjet.

Tutje ajo tha se për ndonjë datë të caktuar nuk u diskutua.


“Nuk mund të diskutohet për datë, pa u shterur të gjitha mundësitë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione", tha ajo.

E pyetur për buxhetin, Daka tha se për atë çështje duhet të diskutohet nëse vendoset për zgjedhje.

“Ato janë çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen, KQZ kërkon mjetet e nevojshme nga qeveria dhe vendoset për buxhet sepse ky nuk ka qenë vit zgjedhor dhe nuk e kemi pasur buxhetin e nevojshëm”, tha Daka.