Pas shtatë vite negociatash dhe tridhjetë e pesë raunde bisedimesh, mund të thuhet se Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Bashkim Evropian-Kinë për Investimet (Comprehensive Agreement on Investment) duket se është dhurata më e mirë që BE-ja mund t’i bënte Kinës, ose thënë më saktë Partisë Komuniste Kineze (CCP).
Marrëveshja në thelb të saj ka të bëjë me mundësitë më të mëdha të hyrjes në tregun kinez të kompanive evropiane. Qëllimet dhe objektivat kryesore përqendrohen në liberalizimin e investimeve, eliminimin e kufizimeve sasiore në treg, rregullat kundër transferimit të detyruar të teknologjisë, detyrime të reja në lidhje me sjelljen e ndërmarrjeve kineze në pronësi të shtetit (State Owned Enterprises), rregulla më të forta mbi transparencën për subvencionet shtetërore dhe angazhime të tjera të rëndësishme në lidhje me standardet e zhvillimit të qëndrueshëm. Në parim, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, atëherë nuk ka asnjë arsye që kjo marrëveshje të mos pëlqehet.
Në të vërtetë, në Evropë, marrëveshja mbi CAI duket si një hap pragmatik përpara me qëllim rregullimin e paradigmës së re në marrëdhëniet e investimeve me Kinën dhe promovimin e reciprocitetit kur bëhet fjalë për aksesin e kompanive evropiane në tregun e madh kinez. Ky reciprocitet është kritik për Evropën. Në më pak se një dekadë, investimet e huaja direkte kineze (IHD) në BE u rritën përafërsisht pesëdhjetë herë (nga më pak se 840 milionë dollarë në 2008 në 42 miliardë dollarë në 2016). Kjo rritje e konsiderueshme e investimeve ka sjelle implikime të forta kur bëhet fjalë jo vetëm për ndikimin ekonomik, por edhe atë gjeopolitik të Kinës në Evropë. Sipas të dhënave të MERICS, stoku i investimeve kumulative kineze në BE është 195 miliardë dollarë (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar). Por, nëse kësaj shifre do t’i shtoheshin edhe kontratat e zbatuara nga ndërmarrjet kineze në Evropë, numrat janë pa dyshim më të lartë: duke arritur në 298 miliardë dollarë, bazuar në të dhënat e Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve. Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisionit Evropian, investimet kumulative të BE-së në Kinë arrijnë vetëm në 170 miliardë dollarë.
Por, ndoshta pyetja më e rëndësishme që nuk diskutohet janë bazat ideologjike të palëve në marrëveshje, BE-së dhe Kinës. Dy krahë me ideologji të kundërta. Për t’i përkitur BE-së, vendet duhet të ndjekin një ideologji vlerash në linjë me vlerat që mbështesin dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut, lirinë, demokracinë, barazinë dhe shtetin e së drejtës. Partia Komuniste Kineze drejton një qeveri totalitare njëpartiake që sundon Kinën. Sipas raportit të Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës në vitin 2017, siç raportohet nga China Daily, Presidenti Xi Jinping shprehej: “Ne kemi forcuar udhëheqjen e Partisë mbi punën ideologjike dhe kemi eksploruar terren të ri në avancimin e teorive të Partisë. Rëndësia e Marksizmit si një ideologji udhëzuese vlerësohet më shumë. Socializmi me karakteristikat kineze dhe ‘Ëndrra kineze’ janë përqafuar nga populli ynë”. Në këtë drejtim, marrëveshja e investimeve CAI midis EU dhe Kinës është në të vërtetë një marrëveshje midis BE-së dhe Partisë Komuniste Kineze. Disa semantikë do të thoshin se kjo është një pikë e rëndësishme që duhet të merret parasysh në çdo vendim.
Një mënyrë tjetër për të parë këtë marrëveshje do të ishte të pyesnim pse Pekini vendosi t’i bëjë këto lëshime BE-së pas shtatë vitesh? A mund të jetë nga frika e humbjes së mundësive të investimeve në Evropë, veçanërisht në tregun e tanishëm pothuajse të shkatërruar ekonomikisht si rezultat i pandemisë e koronavirusit? Një “déjà vu” i vitit 2009, por këtë herë në përmasa shumë më të mëdha. Mekanizmat e rinj të kontrollit të investimeve në të gjithë BE-në i kanë vendosur rregullatorët në një pozitë shumë më të mirë për të rritur vëzhgimin dhe për të ndërhyrë në blerjet e huaja, me qellim mbrojtjen e aseteve dhe teknologjisë evropiane (korniza për shqyrtimin e investimeve te huaja direkte u bë plotësisht operacionale në tetor 2020). Shtoji kësaj edhe rritjen e perceptimit publik të pafavorshëm për Kinën, që është rritur gjatë vitit të kaluar si rezultat i trajtimit jotransparent nga Partia Komuniste të pandemisë së koronavirusit. Vetëm në Gjermani, 78% e përgjigjeve tregojnë se publiku ka humbur besimin te Xi Jinping. Gjithashtu, pandemia demonstroi vulnerabilitetin e BE-së ndaj ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit të produkteve dhe varësinë strategjike nga eksportet kineze. Kur një pjesë e madhe e vendeve po shqyrtojnë mundësitë për të sjellë linjat e tyre të prodhimit më afër tregjeve të tyre “nearshoring”, a mundet Pekini në të vërtetë ta përballojë ekonomikisht që kompanitë perëndimore të largohen nga Kina?
Po aq e rëndësishme është të mos harrohet fakti se vazhdimi i investimeve në vendet perëndimore do t’i sigurojë Pekinit njohuritë teknike shumë të nevojshme në një sërë industrish, që akoma duhet të zhvillohen për të arritur plotësisht objektivat strategjikë të Partisë Komuniste të një “autonomie teknologjike”, në përputhje me objektivin e “Made in China 2025”. Ndërtimi i kompetencave teknologjike dhe zvogëlimi i varësisë nga teknologjia e huaj është në zemër të strategjive dhe politikave industriale kineze të vetëmbështetjes, si edhe të zgjerimit të saj merkantilist jashtë vendit.
Pavarësisht faktit që investimet e reja kineze në Evropë janë ulur gjate viteve të fundit(duke rënë në 14 miliardë dollarë në 2019, ka të ngjarë si rezultat i mekanizmave më të mirë të kontrollit të investimeve dhe kontrolleve më të forta administrative në Evropë, por dhe kufizimeve financiare në Kinë), bashkëpunimi në fushën e Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D) i kompanive kineze me kompani, institucione akademike, por edhe qeveri të vendeve të BE-së është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
Ndërsa qëllimi kryesor i marrëveshjes se investimeve BE-Kinë është të barazojë fushën e lojës, të rrisë transparencën dhe të parandalojë transferimin e detyruar të teknologjisë, me siguri që ky do të jetë vetëm një hap modest në promovimin e reciprocitetit. Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga e kaluara, është se Pekini ka treguar gjithmonë rezistencë kur bëhet fjalë për përmbushjen apo zbatimin e standardeve dhe rregulloreve të ekonomive të tregut të lirë.
Nëse ratifikohet, atëherë kjo do të jetë një njohje “de facto” se është e pranueshme të zhvillosh një gamë të gjerë aktivitetesh biznesit me një qeveri totalitare komuniste që ka provuar veten të aftë të shkelë të drejtat e njeriut. Partia Komuniste ka përqafuar një politikë mbikëqyrjeje të kontrollit pothuajse total të popullsisë së saj duke përdorur sisteme të sofistikuara të mbikëqyrjes, monitorimin e internetit dhe aftësitë e ndikimit që shkelin të drejtat më themelore të njeriut. Nga përgjigjet e ashpra ndaj demonstruesve në Hong Kong, burgosja e ujgurëve për indoktrinim politik, deri te ndjekja penale e profesionistëve mjekësorë që shprehin shqetësime në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Politika e Partisë Komuniste që promovon linjën e saj me nëntë vija, synon shtrirjen e pretendimeve të saj territoriale në pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore dhe çështjet e saj kufitare me Indinë janë shembuj të qartë të qëndrimit të saj provokuese dhe luftarake.
Ka thjesht shumë shembuj që nxjerrin në pah se Partia Komuniste ka injoruar standardet e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Më e rëndësishmja, disa nga këto shkelje kanë ndodhur ndërsa marrëveshja ishte duke u negociuar. Kjo shtron pyetjen nëse ithtarët e kësaj marrëveshje në BE janë naivë dhe pasqyrojnë imazhet e vlerave evropiane, me shpresën se ata do të sjellin ndryshim ne sjelljen e PKK. Në thelb, kjo shpërblen PKK dhe inkurajon sjelljen e saj në vazhdim. Për më tepër, edhe në gjuhën e raporteve të shtypit të Komisionit Evropian që festojnë dhe shpjegojnë marrëveshjen, fjalët janë përpiluar me kujdes, pothuajse duke sugjeruar një njohje që mbajtja e Kinës përgjegjëse është më pak se një siguri.
Por, cilat mund të jenë pasojat e pamenduara të një marrëveshjeve të ratifikuar? Së pari, asgjë nuk është ende një punë e përfunduar. Megjithëse është rënë dakord në parim, teksti nuk është finalizuar krejtësisht. Do të duhet ende t’i nënshtrohet një rishikimi ligjor përpara se të paraqitet për miratim në Këshillin e BE-së. Nëse miratohet nga Këshilli i BE-së (kryetarët e qeverive të 27 vendeve anëtare), atëherë koha më e shpejtë që mund të ratifikohet nga Parlamenti Evropian do të ishte në vitin 2022. Koha e miratimit të kësaj marrëveshjeje në prag të marrjes së detyrës të Administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është interesante. Ndoshta do të shërbejë si një faktor shtytje për administratën e re të ShBA-së për të promovuar rëndësinë e një alternative transatlantike ndaj kësaj marrëveshjeje. Është koha e duhur që qeveritë në të dyja anët e Atlantikut të përqendrohen në riparimin e çarjeve në marrëdhëniet transatlantike dhe të përqendrohen të bëjnë tregtinë transatlantike si modelin për komunitetin global – një model ekonomik i bazuar në sundimin e ligjit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025