Vala Shasivari hap Akademinë e Trajnimeve për të gjithë të interesuarit

Vala Shasivari, artistja e njohur e thonjve, e cila është e shkolluar nga qendrat prestigjioze ndërkombëtare në Zvicër dhe Belgjikë, së fundmi ka bërë të ditur për risitë në fushën e estetikës së thonjve.
Pas 17 viteve eksperiencë dhe përvojë si trajnere në akademinë e thonjve, ajo ka vendosur ta bëjë hapjen e qendrës së trajnimeve, ku do t’ua ofrojë mundësinë të gjithë të interesuarve që të trajnohen me teknikat më të avancuara dhe bashkëkohore dhe njëkohësisht të certifikohen për njohuritë e fituara.
Vala njëkohësisht lanson edhe linjën e saj të gellëve profesionalë për thonj.
Trajnimi, i cili kryhet nga vetë Vala, do të zgjatë plot 10 ditë pune përgjatë së cilave do të mësohet për:
- Higjienën e duarve dhe thonjve
- Manikyrin rus
- Manikyrin me xhel
- Riparimin e thonjve të dëmtuar
- Zgjatja me shabllona (xhel)
- Punimi me xhel Polly
- Punimi me xhel llak
- Sistemi “french”
- Pedikyrin
Që përfitimi i njohurive të jetë sa më i lehtë për nxënësit, në kuadër të trajnimit do të dhurohet edhe “Training Kit”, i cili do të përfshijë:
- Base xhel
- Builder xhel
- Ngjyra e bardhë
- Ngjyra e kuqe
- Top coat
- Top coat Matt
- Primer
- Shpatull
- Xhel Polly
- Solucion për Xhel Polly
- Brusha profesionale
- Një gotë e vogël
- Limë e dorës
- Shabllonë
- Një bllok
- Vaji për kutikula
Kjo është një prej risive më të mirëpritura në tregun kosovar, pasi që më në fund të gjithë personat e interesuar do të kenë mundësi që të fillojnë karrierë apo t’i përforcojnë shkathtësitë e tyre përmes metodave teorike dhe praktike.
Për më shumë informacione rreth Vala Shasivari Academy apo linjës së re të produkteve, kontaktoni në:
Instagram: vala.shasivari
Nr. Tel: +383 44 610 785 ose +383 49 202 988
E-mail: valashasivari@gmail.com


















































