LAJMI I FUNDIT:

Vala e dytë e të nxehtit, temperaturat do të ngritën sërish javën e ardhshme

Vala e dytë e të nxehtit, temperaturat do të ngritën sërish javën e ardhshme

Nuk zgjati shumë frymëmarrja që i dhanë këto ditë të freskëta Europës së munduar nga një valë e pazakontë të nxehti për qershorin.

Termometri do të rritet sërish në kontinentin e vjetër, përfshirë dhe Ballkanin, ku temperaturat e larta do të rikthehen, ashtu si dhe në pjesën tjetër të Europës.

Më e rrezikuar duket se është sërish Franca, që po shkon drejt një vale të dytë përvëlimi. Afshi i nxehtë do të nisë të ndihet atje që nga fundjava dhe deri të paktën, shumica e vendit pritet të përfshihet nga temperature që kapërcejnë 35 gradët Celsius.


Nga sa paralajmëron “MeteoFrance”, e mërkura dhe enjtja e javës së ardhshme do të shënojnë pikun e vapës në këtë vend, me termometrin që pritet të tregojë 39 deri në 40 gradë Celsius. Franca megjithatë nuk do të jetë e vetmja që do të bëjë llogaritë me të nxehtin përvëlues: javën e ardhshme, me një vapë mbytëse pritet të përballen edhe Gjermania, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Holanda, Spanja e Portugalia.

Në fund të qershorit, temperature ekstremisht të larta për atë muaj u regjistruan në disa pjesë të Europës duke nisur nga Franca që shënoi 45 grade Celsius, e ketë tendencë sipas sinoptikanëve, duket se do të ndjekë dhe korriku.

Ekspertët madje paralajmërojnë se i nxehti i madh ka shumë gjasë të vazhdojë përgjatë gjithë verës.

I nxehti rekord në Europë dhe zona të tjera të hemisferës veriore, përfshirë disa pjesë të Amerikës së Veriut dhe Azisë, i detyrohet asaj që ata e quajnë rezonance e valeve planetare, që prodhon një mot të pazakontë në pjesë të ndryshme të globit, e që favorizohet sipas gjasave, nga ndryshimet klimatike të shkaktuara prej aktivitetit njerëzor./TCh

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori