LAJMI I FUNDIT:

Vaksinohet luani “Gjoni” në Gjilan – vazhdon të mbahet ilegalisht që nga muaji nëntor

Vaksinohet luani “Gjoni” në Gjilan – vazhdon të mbahet ilegalisht që nga muaji nëntor

Luani  “Gjoni” po vazhdon të mbahet ilegalisht në Gjilan ndonëse Gjykata Themelore e këtij qyteti kishte urdhëruar autoritetet përkatëse që të zhvendosin luanin nga kafazi, dhe t’i bëhej një zgjidhje e përshtatshme jashtë Kosovës.

Transferimi i tij ende nuk është mundësuar për në Shqipëri, kurse ditë më parë atij i është bërë një kontroll veterinare, transmeton Telegrafi.

“Që nga koha kur luani Gjoni është konfiskuar, autoritetet përkatëse në Kosovë kanë qenë të angazhuara në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm të cilat mundësojnë shpëtimin dhe transferin e luanit Gjoni, jashtë Kosovës. Ne kemi ofruar që luanin Gjoni ta dërgojmë në një strehimore të maceve të mëdha. Në përgatitjet që ky transfer të jetë i mundshëm, ekipi ynë ka vizituar Gjonin javën e kaluar për kontroll veterinare dhe për ta vaksinuar. Luani në Kosovë është mbajtur në izolim dhe ilegalisht që nga Nëntori 2019, por për shkak të procedurave gjyqësore dhe rrethanave politike transferimi i luanit Gjoni jashtë Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë i vështirë, dhe deri tani nuk kemi mundur ta realizojmë deri tani”, thuhet në njoftimin e bërë nga Pylli i Arinjve Prishtina.


Tutje, ata thonë se ” ne jemi në pritje të lajmit që transferi i luanit Gjoni për tu vendosur në një mjedis ku do t’i ofrohet jetë më e mirë, të ndodhë shumë shpejtë”.

Për luanin “Gjoni” kishte reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon kishte kërkuar që sa më shpejtë të bëhet transferimi i luanit për në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori