LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të kthehet në kusht për të udhëtuar jashtë kufijve

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të kthehet në kusht për të udhëtuar jashtë kufijve

Udhëtarëve do të mund t’iu kërkohet vaksinimi para se të fluturojnë ndërkombëtarisht sapo vaksina kundër COVID-19 të bëhet e disponueshme.

Kjo sipas shefit ekzekutiv të transportuesit kombëtar të Australisë, Qantas, i cili tha në një intervistë se ai ka folur me kolegët e tjerë ndërkombëtarë për mundësinë, raporton euronews.

Alan Joyce u shpreh se kompania po e shikonte mundësinë e ndryshimit të termeve dhe kushteve për t’ju kërkuar vaksinimin udhëtarëve ndërkombëtarë, transmeton Telegrafi.


Joye deklaroi se nuk ishte i sigurt nëse vaksinimi do t’ju kërkohej njerëzve për udhëtimet e brendshme.
“Sigurisht, se kjo do të ishte e domosdoshme, për vizitorët ndërkombëtarë që vijnë si dhe njerëzit që largohen nga vendi”, u shpreh Joyce.

Komentet e tij vijnë pas rezultateve të fundit të vaksinave eksperimentale kundër coronavirusit, derisa tre sosh rezultuan me efikasitet të lartë.

Në anën tjetër, linja ajrore Ryanair ka deklaruar se kompania nuk e ka konsideruar këtë mundësi për udhëtimet brenda Bashkimit Evropian. /Telegrafi/