Sipas deklaratave të saj, Rusia tani dëshiron që vaksina e saj Sputnik V të prodhohet në Gjermani. Tashmë janë lidhur marrëveshje me disa firma në vendet e BE-së, u tha. Megjithatë, vaksina nuk është lejuar ende në BE.
Vaksina ruse Sputnik V pritet të prodhohet edhe në Gjermani. Kreu i fondit shtetëror të investimeve direkte RDIF, Kirill Dmitriev, tha, sipas agjencisë Interfax, se vendi i tij ka arritur një marrëveshje me sipërmarrjet për këtë. Por ai nuk përmendi emra, shkruan DW.
Marrëveshje ka edhe me firma në Francë, në Itali dhe në Spanjë. Qëllimi është të garantohet shpërndarja e vaksinës ruse në vendet evropiane, pasi ajo të jetë licencuar për Evropën.
Bisedime ka edhe me kompani të tjera për të shpërndarë vaksinën në ato vende që përdorin Sputnik V edhe pa miratimin e BE, tha Dmitrijev.
Shqyrtimi mund të zgjasë tre muaj
Sputnik V aktualisht nuk është aprovuar ende në Bashkimin Evropian (BE), Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ende po e studion. Italia kishte njoftuar që para një jave se firma Adienne Srl. në Lombardi do ta prodhojë Sputnik V.
Te vaksinat kundër Covid-19 të Biontech/ Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca të miratuara deri tani nga EMA, procesi i miratimit zgjati midis disa javësh dhe tre muajve.
Sputnik është lejuar tashmë në Hungari
Rusia e lejoi përdorimin e vaksinës së saj kundër Coronas verën e vitit të kaluar – madje edhe para se të përfundonin provat klinike. Kjo shkaktoi skepticizëm ndërkombëtar në lidhje me efektivitetin e vaksinës.
Sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 për qind ndaj infeksioneve me simptoma.
Sipas të dhënave ruse, vaksina ruse është aprovuar tashmë në pothuajse 50 vende, duke përfshirë Hungarinë, pa miratimin e EMA. Kremlini në Moskë u ankua se regjistrimi i Sputnik V në BE po politizohet.
EMA në mbledhje të posaçme për AstraZenecan
Pas informacioneve të reja për trombozë në venat cerebrale tek personat e vaksinuar, qeveria gjermane i pezulloi vaksinimet Astrazeneca si masë paraprake.
Ky hap erdhi pas një rekomandimi të Institutit Paul Ehrlich, përgjegjës për lejimin e vaksinave në Gjermani.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha në Berlin se kjo ishte thjesht “masë paraprake”.
Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme për besimin te vaksina ishte ndjekja e rekomandimeve profesionale. Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) tani do të vendosë nëse ngjarjet e reja do të ndikojnë në lejimin e vaksinës.
EMA do të diskutojë për vaksinën në një takim të veçantë të enjten. Agjencia njoftoi se aktualisht po heton shfaqjen e trombozës në një numër të vogël njerëzish.
Sidoqoftë, ekspertët janë ende të bindur se përfitimet e vaksinimit me medikament janë më të mëdha se rreziqet nga efektet anësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë konsultime. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania