Italia po mundohet të shtojës më shumë numrin e të vaksinuarve në vend, ku nuk mungojnë fushatat për të sensibilizuar veçanërisht të rinjtë me skeptikë.
Por, si paradoks, ka mijëra, të vaksinuar që mund të jenë përjashtuar në pjesën më të madhe të jetës sociale, dhe ky mund të shndërrohet në një problem jo të vogël për t’u menaxhuar.
Ky problem ka edhe një emër, që është “Sputnik V”. Vaksina ruse nuk njohët nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), dhe nuk është shpërndarë në territorin zyrtar italian.
Mirëpo, brenda territorit gjeografik italian, ai është injektuar pothuajse në gjithë popullsinë e Republikës së San Marinos, që me vaksinën ruse ka arritur tashmë imunizimin e tufës duke vaksinuar rreth 90 për qind të popullsisë.
Ky në vetvete është një problem, sepse sanmarinezët praktikisht janë pjesë e jetës sociale dhe ekonomik e të rajonit të Emilia Romanjës, por problemet shtohen edhe më shumë kur mësohet se nuk janë vaksinuar me “Sputnik V”, vetëm 30 mijë banorët e republikës së vogël, por edhe rreth 15 mijë italianë që në republikën e vogël punojnë në veçanti në sektorin turistik.
Këto italianë pranuan vaksinën ruse muajt e kaluar, ku të siguruar nga autoritetet por edhe nga deklaratat e Moskës që vaksina do të miratohej për pak muaj. Por një diçka e tillë nuk ka ndodhur, dhe tashmë këto persona nuk mund të përfitojnë nga Green Pass, pasaporta e vaksinimit që përfshin vetëm vaksina si Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson & Johnson.
Një problem pothuajse kushtetues, sepse këto persona nuk do të mund të shkojnë në vende publike si teatro, kinema, dhe restorante pa dëshminë e një tamponi negativ, në gjithë territorin italian.
Ka edhe një problem tjetër, kësaj radhe ekonomik. Republika e San Marinos, rajoni i Emilja Romanjës por edhe qytetet turistike italiane varen edhe nga turizmi rus, i cili me normat ekzistuese pothuajse përjashtohet nga turizmi i organizuar, me pasoja katastrofike për industrinë e turizmit në Itali, e goditur rëndë nga pandemia.
Presionet politike, veçanërisht nga opozita, janë të shumta që të paktën vaksina ruse të miratohet, duke evidentuar paradoksin e faktit që Sputnik pranohet gjerësisht nga OBSH-ja, që e ka futur në mekanizmin COVAX, por nuk pranohet nga BE-ja. /A2 News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza – ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi