LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër gripit sezonal, Gashi: Duhet të merret dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës antiCOVID

Vaksina kundër gripit sezonal, Gashi: Duhet të merret dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës antiCOVID
Bujar Gashi: Drejtor i QKMF-VE në Prishtinë

Sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal e siç u pa në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ku edhe po vaksinohen qytetarët ka interesim për të marrë këtë vaksinë.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur që këtë vaksinë mund ta marrin edhe qytetarët të cilët para dy jave që janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19.

“Vaksinën kundër gripit sezonal mund ta marrin qytetarët pas dy jave që e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19”, tha Gashi.


Kurse më përpara procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal është kryer në QKMF-të përkatëse, tani ky proces po zhvillohet në sallën “1 Tetori” aty ku jepen edhe vaksinat antiCOVID.

“Kjo vaksinë krijon imunitet për 4 lloje të viruseve. Kurse vaksinimi ka filluar në sallën 1 Tetori për arsye të sistemit të ri në futjen e të dhënave, e cila është pak më e komplikuar në sallën 1 ‘Tetori’. Rrjeti dhe sistemi janë funksional dhe nën mbikëqyrjen e IT-së”, shtoi ai.

Po ashtu Gashi thotë që kanë në dispozicion vaksina të mjaftueshme për tu vaksinuar qytetarët.

“Në dispozicion kemi 14,000 vaksina kundër gripit sezonal dhe ky numër është i mjaftueshëm”, shtoi tutje.

Kurse grupet që kanë më shumë prioritet për tu vaksinuar me këtë vaksinë janë punëtorët shëndetësorë, qytetarët e moshuar, gratë shtatzëna dhe qytetarët me sëmundje kronike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori