LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e AstraZeneca nuk iu rekomandohet personave mbi 65 vjeç në Gjermani

Vaksina e AstraZeneca nuk iu rekomandohet personave mbi 65 vjeç në Gjermani

Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit i qeverisë gjermane ka vendosur se vaksina AstraZeneca nuk mund të përdoret tek njerëzit mbi moshën 65 vjeçare.

Sipas rekomandimit të Komisionit Gjerman të Vaksinimit, ndryshe nga vaksinat Pfizer, vaksinat AstraZeneca duhet të përdoren vetëm tek njerëzit nën moshën 65 vjeçare.

Më herët, informacioni doli nga disa burime se vaksina AstraZeneca ishte joefektive në luftimin e coronavirusit, veçanërisht tek njerëzit mbi 65 vjeç. Disa ditë pas shfaqjes së këtij informacioni, kompania dërgoi një mohim, raporton cnn.


Vaksina e kësaj kompanie ende nuk ka marrë miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave dhe sipas informacioneve të mëparshme, kjo duhet të zgjidhet të premten.

Drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë shprehur më parë pakënaqësi me sjelljen e AstraZeneca dhe kanë deklaruar se kompania nuk i përmbahet detyrimeve të përshkruara nga kontrata për shpërndarjen e vaksinave.

AstraZeneca arsyeton vonesat për shpërndarjen e vaksinave në BE
Lexo po ashtu AstraZeneca arsyeton vonesat për shpërndarjen e vaksinave në BE

Nga ana tjetër, AstraZeneca pretendon se ata nuk kanë nënshkruar ndonjë detyrim për shpërndarjen e vaksinave dhe se ata aktualisht po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të siguruar një numër të mjaftueshëm të vaksinave për tregun e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori