Për tre vjet me radhë, Marnie Harveu vuan nga një sëmundje misterioze, që i shkakton rrjedhje gjaku nga sytë dhe veshët, pesë herë në ditë.

Prej se ishte zgjuar nga gjumi me jastëk të mbuluar me gjak, 17-vjeçarja ka bërë vizita dhe teste të shumta tek mjekët, por askush nuk po di pse po i ndodhë kjo gjë, transmeton Telegrafi.


Ajo është quajtur ‘Vajza Misterioze’, sepse është rasti i vetëm në Britani të Madhe, që i ka këto simptome.

“Më parë dilja me shoqëri dhe argëtohesha, por tani më duhet të rri në shtëpi, sepse kam frikë. Unë mund të vë syze dhe të fshehë gjakun në sy, por nuk kam si të mbuloj veshët”, ka thënë Marney, të cilës nganjëherë i rrjedhedhe gjak nga hunda.

Testet për tumor të kokës dhe sistem të reprodukimit, kanë treguar se ajo ka shëndet të përkryer, duke e bërë edhe më të ngatërruar rastin.

Planet e saj që të shkojë në pushim, të gjejë të dashur dhe të fillojë studimet në mjekësi, janë vetëm një dëshirë, derisa t’i gjendet ndonjë shërim. /Telegrafi/

Marney Harvey from Stoke on Trent. marney suffers with an unusual health issue whereby her eyes and ears bleed. Doctors are baffled by her condition.nPic - Gareth Iwan Jones

Recent pics of Marnie bleeding (3) (Large).jpg

Recent pics of Marnie bleeding (4) (Large).jpg