LAJMI I FUNDIT:

Vajzës nga Kalifornia i lëshohet një licencë zyrtare për të mbajtur njëbrirësh si kafshë shtëpiake

Vajzës nga Kalifornia i lëshohet një licencë zyrtare për të mbajtur njëbrirësh si kafshë shtëpiake

Një letër e shkruar me dorë nga një vajzë e re bëri që zyrtarët e kujdesit dhe kontrollit të kafshëve në Kaliforni t’i jepnin fëmijës një licencë të miratuar paraprakisht për të mbajtur një kafshë shtëpiake të pazakontë – një njëbrirësh.

Qendra për Kujdesin dhe Kontrollin e Kafshëve të Qarkut të Los Angeles tha në një postim në Instagram se mori një letër të shkruar me dorë në postë nga një vajzë e quajtur Madeline.

Letra thotë: “Të dashur zyrtarë Qarkut LA, do të doja miratimin tuaj nëse mund të kem një njëbrirësh në oborr në rast se mund ta gjej një. Ju lutem më dërgoni përgjigje me një letër”, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.


View this post on Instagram

A post shared by County of Los Angeles DACC (@lacoanimals)

Postimi thoshte se zyrtarët morën “u gëzuan aq shumë” nga letra saqë vendosën të përgjigjen.

“Ne lavdërojmë ndjenjën e Madeline për pronësinë e përgjegjshme të kafshëve shtëpiake për të kërkuar paraprakisht leje për të mbajtur një njëbrirësh në Qarkun e Los Angeles. Si rezultat, ne i dhamë asaj një licencë të miratuar paraprakisht për njëbrirësh”, thuhej në postim.

California girl named Madeline gets first-ever license to own a unicorn

Zyrtarët gjithashtu i dhanë Madeline një lodër njëbrirësh e cila do ta mbajë licencën përkohësisht, pasi që njëbrirëshet e vërtetë “janë vërtet shumë të rrallë për t’u gjetur”.

Kushtet e renditura në përgjigjen e departamentit për Madeline për licencën përfshinin kërkesën që “njëbrirëshit t’i jepet qasje e rregullt në rrezet e diellit, rrezet e hënës dhe ylberët”. /Telegrafi/