Vajza më e vogël e Donald Trump sjell në jetë fëmijën e saj, zbulon emrin e djalit

Vajza më e vogël e Donald Trump, Tiffany Trump, dhe bashkëshorti i saj Michael Boulos janë bërë prindër dhe ajo e ndau lajmin e lumtur në rrjetet sociale.
"Mirë se vini në botë, djali ynë i ëmbël Alexander Trump Boulos. Të duam pafundësisht! Faleminderit që erdhe në jetën tonë", shkroi ajo pranë një fotoje të këmbës së vogëlushit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara zbuloi në tetor të vitit të kaluar se do të kishte një nip/mbesë. Ai e quajti Tiffany-n një grua të re të jashtëzakonshme që është gati të bëhet nënë.
Tiffany dhe Michael filluan të dilnin bashkë në vitin 2018. Ata u martuan në nëntor 2022 në Mar-a-Lago në Palm Beach, pothuajse dy vjet pasi ai i propozoi martesë.
Trump e kishte Tiffany-n në martesën e tij me Marla Mapels. Ajo u mor për një kohë të shkurtër me muzikë dhe modë, dhe më pas ndihmoi të atin në fushatat presidenciale të viteve 2016 dhe 2020.
Përveçse shfaqet shpesh në evente politike, ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me profilet e saj në rrjetet sociale, ku poston detaje nga jeta e saj e përditshme. /Telegrafi/

















































