Vajza e këngëtares Pink, Willow, e ka lënë anash faktin se ajo është fëmija i një ylli botëror, duke e shfrytëzuar pjesëmarrjen në ceremoninë  e Grammy Awards për t'i takuar yjet tjera.

Në fakt, këngëtarja e preferuar e saj është Rihanna dhe në këtë eveniment, vajza gjashtëvjeçare e ka pasur rastin që të takohej me ikonën e saj.


PinkRihanna 2 (Foto: Getty Images)

Për më shumë, ajo edhe ka pozuar me këngëtaren 29-vjeçare dhe fytyra e saj tregonte se sa e lumtur ishte.

Pink e ka publikuar një fotografi të vajzës së saj me Rihannan në Instagram, e cila ka marrë qindra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.

"Ëndrrat u realizuan. Vajza ime jeton për këtë femër. Edhe unë po ashtu", shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Natyrisht që nuk kanë munguar edhe përqafimet që Rihanna ia ka dhuruar vogëlushes gjashtëvjeçare.

PinkRihanna 3 (Foto: Getty Images)

Së bashku me Willow, edhe Pink e ka shfrytëzuar rastin që t'i bëjë disa fotografi me kolegen e saj. /Telegrafi/

Pinkrihanna1 (Foto: Getty Images)