LAJMI I FUNDIT:

Vajgl: Ivanov nuk duhet të përfaqësojë partinë e tij, por gjithë qytetarët

Vajgl: Ivanov nuk duhet të përfaqësojë partinë e tij, por gjithë qytetarët

Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, ka komentuar qëndrimin e presidentit Gjorge Ivanov, në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se BE-ja në disa raste ka dërguar mesazhin se Maqedonia duhet të shikojë drejt të ardhmes.

Vajgl në një deklaratë për AIM, tha se Ivanov nuk duhet ta përfaqësojë partinë e tij politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Detyrë e politikës, partive politike dhe presidentit të shtetit është që të kujdesen për perspektivën e gjeneratave të reja. Kjo perspektivë sigurisht është me anëtarësim në BE dhe NATO. Kështu pra nuk ka dilema se si duhet të jetë qëndrimi i presidentit të shtetit, i cili nuk duhet të jetë përfaqësues i partisë së tij, por i gjithë qytetarëve”, tha mes tjeras Vajgl.


Përndryshe, sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë ratifikuan marrëveshjen për emrin me Greqinë dhe të njëjtën e dërguan tek presidenti, i cili ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori