LAJMI I FUNDIT:

Vajgl: BE e mashtroi Maqedoninë e Veriut

Vajgl: BE e mashtroi Maqedoninë e Veriut

Ish-deputeti slloven në Parlamentin Evropian dhe raportuesi për vendin nga viti 2014 deri në vitin 2019, Ivo Vajgl tha se dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut është një vendim katastrofik që minon besueshmërinë e BE-së dhe institucioneve të saj në të gjitha vendet kandidate.

Në një intervistë për “Europian Vestern Balkan”, Vajgl kritikon ashpër dështimin e Këshillit Evropian për të caktuar datë për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë do të thoja që kjo është thjesht një mashtrim. Nuk është e pranueshme për asnjë vend, qoftë edhe për Francën, të bllokojë një punë të tillë kundër dëshirave të të gjithëve, madje edhe të turpërojë Bashkimin Evropian”, tha Vajgl.


Ai kujton se është një nga nënshkruesit e propozimit për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaevin, duke theksuar se marrëveshja e Prespës është një nga rastet e pakta pozitive në këtë pjesë të botës që trajtoi një problem kompleks politik në mënyrë demokratike.

“Dhe dikush tani e ka hedhur atë në koshin e plehrave dhe ka zhvlerësuar përpjekjet e këtyre shtetarëve, duke konfirmuar se ata që kundërshtuan këto marrëveshje kishin të drejtë”, tha Vajgl./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori