LAJMI I FUNDIT:

Ushtroi dhunë ndaj djalit dhe dy vajzave, arrestohet 51-vjeçari në Ferizaj

Ushtroi dhunë ndaj djalit dhe dy vajzave, arrestohet 51-vjeçari në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Sot, rreth orës 14:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Reçaku” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.G  i moshës 51 vjeçar,  i cili pas një mosmarrëveshje që kishte, iu shkakton lëndime trupore,  djalit me inicialet E.G i moshës 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij me inicialet A.G  e moshës 23 vjeçare dhe E.G e moshës 21 vjeçare , të cilët më pas për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës,   me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori