Një person është arrestuar në Gjakovë mbrëmë rreth orës 21:00, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.


Lidhur me rastin poashtu është realizuar një bastisje në shtëpinë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47 me një karikator dhe 15 fishekë, një revole me një karikator dhe një këllëf i revoles.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/