Nëse puna juaj kërkon nga ju të qëndroni gjatë të ulur para kompjuterit, sigurisht tashmë i keni përjetuar dhimbjet në shpinë dhe supe, si dhe qëndrim të kërrusur
Për t’i parandaluar situatat ku e keni të vështirë të uleni në qëndrim të drejtë, si dhe t’i parandaloni kokëdhimbjet dhe muskujt e tkurrur të supeve dhe qafës, duhet ta ndani pak kohë për ushtrime.
Këto dy ushtrime të thjeshta me siguri do t’ju ndihmojnë, transmeton Telegrafi.
Zgjatja e muskujve të gjoksit
Gjoksin e keni të shtrënguar, sepse gjithë ditën i mbani duart para trupit në pozitë të panatyrshme. Shtypja në tastierë dhe përdorimi i miut mund ta shkaktojnë shkurtimin e muskujve të gjoksit.
Shtrija e duarve përpara për disa orë në ditë kontribuon në pamjen tuaj të kërrusur, dhe kështu mund ta jepni përshtypjen që jeni të lodhur dhe të plogësht. Prandaj, zgjatni muskujt e gjoksit kështu:
• Pjesën e brendshme të parakrahut mbështeteni në një kornizë të derës së hapur, pak më lart se lartësia e supit
• Kthehuni nga dera derisa nuk e ndieni shtrirjen e muskujve të gjoksit
• Qëndroni në këtë pozicion për 15 sekonda, pastaj përsëriteni me anën tjetër. Bëjeni këtë ushtrim dy herë në ditë.
Forcimi i pjesës së sipërme të shpinës
Nëse punoni gjatë në kompjuter, pjesa e sipërme e shpinës do të bëhet e tendosur. Gjatë qëndrimit në pozicion të ulur disa orë, kokën e mbajmë shumë përpara trupit, kryesisht për shkak të lodhjes në shpinë. Me kalimin e kohës, ky lloj i qëndrimit të dobët do të shtrihet dhe do t’i dobësojë muskujt e pjesës së sipërme të shpinës, ku duhet të mbahet koka lart.
Me forcimin e pjesës së sipërme të shpinës mund të parandalohet mbajtja e dobët e kokës, dhe të parandalohen shumë probleme, si kokëdhimbja.
Bëni ushtrimet e lundrimit me lopata në këmbë për ta rikthyer forcën në muskujt e sipërm të shpinës.
• Pozicioni fillestar i ushtrimit: qëndroni me këmbë të hapura në gjerësi të supeve, gjunjët duhet të jenë pak të lakuar. Butësisht nga beli përkuluni përpara ashtu që shpina të jetë në një kënd prej 45 shkallëve. Shpina duhet të jetë drejt, ndërsa koka e drejtuar përpara (mos shikoni në dysheme). Supet duhet të jenë të relaksuara (jo të kërrusura).
• Duart duhet të qëndrojë në pjesën anësore të trupit. Merrni pesha ‘të lehta në secilën dorë. Shikimi duhet të jetë i drejtuar përpara.
• Ngrini peshat lart duke i mbajtur pranë trupit, bërrylat lakohen jashtë. Mbajeni këtë pozicion për disa sekonda.
• Ngadalë ulini peshat poshtë në pozicionin fillestar, pastaj përsëriteni ushtrimin.
• Bëni tri sete nga 10 përsëritje çdo ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame