Fillimi i moshës së mesme është pikë kritike në jetë.

Ekspertët tregojnë se në mesin e viteve të 40’ta fillon zvogëlimi i masës muskulore dhe depozitat e dhjamit fillojnë të ndërtohen, transmeton Telegrafi.


Kjo shpie në obezitet, diabet, shtypje të lartë të gjakut, probleme të zemrës, sulm të trurit, madje edhe në disa forma të kancerit.

Prandaj është e rëndësishme që të bëni aktivitet fizik çdo ditë për t’i zvogëluar ato rreziqe.

Mos e lini metabolizmin të ngadalësohet – bëni BURPEE

Ushtrimet kardio me intensitet të lartë e stimulojnë metabolizmin, gjë e cila është shumë e nevojshme pas një moshe të caktuar. Në mënyrë që të parandalohet ngadalësimi i metabolizmit ne duhet të bëjmë këtë ushtrim të paktën dy herë në javë. Filloni me një seri me tri përsëritje dhe pastaj shtojeni një përsëritje çdo herë.

20311760 23042460 631651 0 1519150073 1519150076 1500 1 1519150076 650 c7f72cc00c 1519924421

Për vithe të mira bëni SQUAT

Çdo femër dëshiron ta ketë një të pasme rrumbullake, por edhe ato fatlumet të cilat e kanë në mënyrë natyrale do të fillojnë ta humbin pas moshës 40 vjet shkaku i humbjes së masës muskulore. ‘Squat’-at mundësojnë bonifikimin e trupit dhe parandalimin e lëndimeve duke e përmirësuar fleksibilitetin.

20311810 23047660 631651 3 0 1519152638 1519152648 1500 1 1519152648 650 0eb141d39d 1519924421

Për t’i larguar dhimbjet e shpinës – bëni PLANK

Bëjeni këtë ushtrim nga 90 sekonda tri herë në javë në mënyrë që t’i tonifikoni muskujt e barkut dhe ta forconi shpinën.

20311860 641316 0 1519734054 1519747146 650 6f9081b3ae 1519924421 e1520430181370

Bëni jetë aktive – ecni

Ecja është ushtrimi më i thjeshtë dhe më i mirë që gjithsecili mund ta bëjë. Përveç se djegë kalori, ecja edhe e tonifikon trupin, e përmirëson disponimin dhe nuk na i dëmton nyejt. /Telegrafi/

20312060 22784710 shutterstock 757841836 1519121880 500 1 1519121880 650 1319114d7d 1519924421