Forcat ruse kanë bombarduar sot një xhami në pjesën jugore të Ukrainës – pra në qytetin port Mariupol, ku ishin mbi 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë qytetarë turq, ka njoftuar ministri i Jashtmë ukrainas.
Ukraina më herët kishte akuzuar Rusinë që nuk po i lejon civilët të largohen nga Mariupoli, ku qindra mijëra banorë kanë mbetur të bllokuar, transmeton Telegrafi.
“Xhamia e Sulltan Sylejmanit dhe gruas së tij Sulltanesha Hyrem, në Mariupol u bombardua nga pushtuesi rus”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
“Brenda saj ishin mbi 80 të rritur dhe fëmijë që ishin strehuar, me shpresën se do t’i shpëtojnë granatimeve. Aty kishte edhe qytetarë turq”, thuhet ndër tjera.
Në anën tjetër, Moska vazhdimisht është munduar të mohoj pretendimet se ka për objektiv civilët në Ukrainë. /Telegrafi/
The mosque of Sultan Suleiman the Magnificent and his wife Roxolana (Hurrem Sultan) in Mariupol was shelled by Russian invaders.
More than 80 adults and children are hiding there from the shelling, including citizens of Turkey. #StopRussianAggression#closeUAskyNOW pic.twitter.com/Uel5AoyZUt
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) March 12, 2022