LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Maqedonisë pranoi 78 milionë dollarë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ushtria e Maqedonisë pranoi 78 milionë dollarë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr 78 milionë dollarë mbështetje amerikane në zhvillimin e kapaciteteve të saj, modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

Mbështetja amerikane, siç njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes, synon arritjen e objektivave të aftësisë së NATO-s dhe rritjen e ndërveprimit me forcat e armatosura të SHBA-së dhe me aleatët në Aleancë.

Anëtarësimi në NATO, siç u tha, është një tjetër katalizator për bashkëpunim edhe më të fortë midis aleatëve si Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, duke forcuar kështu mbrojtjen kolektive të Aleancës.


“SHBA është partneri ynë strategjik afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve të ushtrisë. Këto 78 milionë dollarë janë mbështetje e konsiderueshme në zhvillimin e kapaciteteve, duke pasur parasysh se në 30 vitet e fundit, përmes programit të ndihmës ushtarake ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar pajisje ushtarake në vlerë prej 160 milionë dollarësh”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes thekson se portofoli i bashkëpunimit me SHBA-në është vërtet i pasur dhe gjithëpërfshirës.

Ai përfshin trajnime përmes programit MIL-2-MIL, aktivitete stërvitore, trajnime jokinetike p.sh. asistencë për ABHO, kibernetikë, bashkëpunim civilo-ushtarak, zhvillimin e objekteve mjekësore, edukimin për oficerët administrativë, ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, procesi i përbashkët i pajisjes dhe modernizimit përmes dhjetë ekipeve të integruara të projektit, ekipeve dhe këshilltarëve me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut me qëllim të ndihmës në zhvillimin e mbrojtjes etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori