LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane krijon vaksinën që është efektive kundër të gjitha varianteve të coronavirusit

Ushtria amerikane krijon vaksinën që është efektive kundër të gjitha varianteve të coronavirusit

Brenda disa javësh, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Ushtrisë Walter Reed në SHBA presin të njoftojnë se kanë zhvilluar një vaksinë që është efektive kundër COVID-19 dhe të gjitha varianteve të tij, madje edhe ndaj Omicronit, si dhe efektive kundër viruseve të mëparshme me origjinë të SARS që kanë lënë të vdekur miliona njerëz në mbarë botën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, arritja është rezultat i punës gati dyvjeçare për virusin. Laboratori i Ushtrisë mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit që shkakton COVID-19 në fillim të vitit 2020. Shumë herët, dega e sëmundjeve infektive në Walter Reed vendosi të fokusohej në prodhimin e një vaksine që do të funksiononte jo vetëm kundër variantit ekzistues, por të gjitha varianteve të tij të mundshme.

Vaksina u testua në fillim të vitit te kafshët dhe doli me rezultate pozitive. Faza 1 e testimit te njerëzit, nga ku vaksina u testua kundër Omicronit dhe varianteve të tjera, përfundoi këtë muaj, përsëri me rezultate pozitive që po i nënshtrohen rishikimit përfundimtar, tha për Defense One, drejtori i degës së sëmundjeve infektive në Walter Reed, Kayvon Modjarrad.


Testimi i vaksinës te njerëzit zgjati më shumë se sa pritej tha ai, sepse laboratorit i duhej të testonte vaksinën te subjektet që nuk ishin të vaksinuar dhe që nuk kanë qenë të infektuar më parë.

Hapi tjetër është të shihet se si vaksina e re ndërvepron me njerëzit që janë vaksinuar ose që kanë qenë të sëmurë më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori