LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e Kosovës përfundojnë stërvitjet në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë

Ushtarët e Kosovës përfundojnë stërvitjet në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar stërvitjet në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.

Ministri ka thënë së ushtarët e Kosovës kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë, transmeton Telegrafi.

“Kontingjenti ynë realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të Stërvitjes ndërkombëtare ,,KFOR 30” që u mbajtë në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.


Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje”, ka thënë ai.

Tutje, ministri ka shkruar “Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate”.

Ndryshe, ministri Mehaj, ditën e diel, ka thënë se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. /Telegrafi/