Ushtarët amerikanë arritën në Maqedoni, do të stërviten me ushtarët e URM-së

Në gjashtë karvane me nga 20 automjete ushtarake sot përmes vendkalimit “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni arritën 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me inxhinierët e Armatës së Republikës së Maqedonisë “DRAGOON GUARDIAN 17″, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Kumanovë, pas pjesës zyrtare të fillimit të stërvitjes e cila do të zhvillohet në Poligonin e armatës “Krivollak” si dhe në disa qytete në Maqedoni do të prezantohen pjesë të automjeteve ushtarake të Forcave të armatosura të SHBA-së.
Nesër dhe pasnesër, në kuadër të bashkëpunimit civil-ushtarak, automjetet do të rpezantohen në Shkup, Shtip dhe Veles, me ç’rast përmes interaksionit me popullatën lokale, krahas prezantimit do të realizohen fitnes sesione dhe gara për fëmijë. Më 31 korrik në Krivollak do të mbahet Ditë e hapur për mysafirë të lartë dhe mediume. Më 3 dhe 4 gusht vazhdojnë aktivitetet me bashkëpunim civil ushtarak në Strumicë dhe Strugë ku krahas prezantimit të pajisjes do të mbahet edhe ndeshje futbolli ndërmjet pjesëtarëve të të dy armatave me klubin lokal.
Në poligonin “Krivollak” sot do të fillojnë edhe aktivitetet e përbashkëta të dy armatave, ku ARM me 95 pjesëtarë do ta tregojë gatishmërinë në përgjigje të skenarit të përgatitur për stërvitje. Aktiviteti i parë do të jetë përpunimi i Rrugicës fluturuese-ateruese (RRFA) për fluturake pa pilot në gjatësi prej 300 dhe gjerësi 30 metra. RRFA do të përpunohet sipas të gjitha standardeve të ushtrisë amerikane, ndërkaq do t’i mbetet për shfrytëzim ARM-së. Gjatë stërvitjes, inxhinierët do të pastrojnë rrugët nga mjetet e improvizuara shpërthyese, ndërsa njësitë ABHO do të stërvisin mbrojtje nga armë automatike dhe mënyrën e dekontaminimit. Aktiviteti i fundit do të jetë njohja me armatimet personale të të dy armatave me ç’rast do të kryhen edhe çitje ushtarake, njofton AIM.
Stërvitja dedikohet për mbështetje të caqeve për trajnim për përforcim të procedurave operative standarde të njësive inxhinierike dhe ABHO nga përbërja e ARM-së, si dhe avancim i mirëkuptimit të ndërsjelltë mes ARM-së dhe FA të SHBA-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi