Ushqimet për diarrenë

Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Ajo shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor.
Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tri herë në ditë. Ndërsa kur ajo zgjat deri në disa ditë, flitet për diarre akute; nëse ajo zgjat me tepër se kaq, kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.
Shkaku më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zverdhja e hershme ose kalimi në ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste diarreja, e shoqëruar dhe me përzierje, vjen si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës.
Njerëzit që preken nga diarreja kanë etje të madhe, letargji dhe plogështi, sy të gropuara e pa lot, buzë të thata, zbehje në fytyrë dhe këputje të trupit. Shoqërohet me dhimbje barku dhe prerje të oreksit. Kjo zgjat për një periudhë më shumë se dy javë nëse nuk kurohet, transmeton Telegrafi.
Lëngu i frutave
Në mjekësinë popullore lëngu i frutave ka dhënë rezultate të mira për të ndaluar diarrenë. Për përgatitjen e këtij lëngu nevojiten 150-200 gramë fruta, të cilat duhen zierë me 250 ml verë. Nga lëngu i përftuar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Karota
Karota është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Kjo perime këshillohet të konsumohet për të frenuar diarrenë. Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është shumë efikase te diarreja.
Mendra dhe kamomili
Një kurë tjetër popullore është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendër dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen së bashku. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin.
Hudhra
Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të forte rrushi. Kjo mase pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.
Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi